Aktualitet

Shkruajti historinë me Leicester, Ranieri rikthehet në Premier League














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:25 - 04/10/21 |
mapo.al

Watford ka emëruar Claudio Ranieri si trajnerin e tyre të ri pasi shkarkoi Xisco Munoz të dielën.






Italiani, 69 vjeç, rikthehet në Premier League të cilën e fitoi me Leicester në vitet 2015-16, pasi u largua nga Sampdoria e Serie A gjatë verës.


Ky është trajneri i 14-të nën pronarët e rinj të Watford, që është familja Pozzo, që kur ata morën drejtimin në 2012. Ranieri ka për detyrë dhe objektiv që të përmirësojë formën e tyre në ligë pasi ata janë në vendin e 14 me shtatë pikë nga shtatë ndeshje.







Ndeshja e parë e Ëatford me trajnerin e tyre të ri në krye do të jetë në shtëpi kundër Liverpool të shtunën, 16 tetor.




 



 

Ranieri ka një përvojë të pasur, Watford është klubi i tij i 21-të në një karrierë menaxheriale 35-vjeçare. Ai ka fituar tetë trofe, përfshirë Kupën e Italisë 1995-96 me Fiorentinën, Super Kupën 2004-05 me Valencian dhe titullin e Premier League 2015-16 me Leicester.

Ranieri nderohet nga Leicester dhe tifozët e klubit, por u shkarkua me dhelprat vetëm një pikë mbi zonën e rënies me 13 ndeshje të mbetura në sezonin 2016-17.

1


Etiketa: , ,

Pas