Aktualitet

Shkrumbohen gjatë natës dy makina në Elbasan, dyshimet e para







               Publikuar në : 10:53 - 20/07/19 |
mapo.al

Një mjet është djegur tërësisht dhe një tjetër pjesërisht në rrugën e re të trenit në Elbasan. Burime bëjnë me dije se është djegur plotësisht mjeti benz me targa AA 472 CA në pronësi të Arben Brahjas dhe pjesërisht automjeti me targa AA 688 JR.


Njoftimi i policisë
Rreth orës 01:45, në Elbasan, ka rënë zjarr në mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë mjeti është djegur plotësisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas