Aktualitet

Shkrumbohet një makinë në Krujë, autorët lënë prova në vendngjarje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:04 - 02/02/21 |
mapo.al

Një makine i është vënë zjarri gjatë natës në fshatin Halil, Krujë.





Mjeti tip “Mercedes B Class” i përket Bashkim Vogës, me profesion elektriçist.


Makina ishte e parkuar në oborrin e banesës së Vogës kur u përfshi nga flakët.





Dyshohet se disa persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit me çekiç, dhe më pas e kanë spërkatur atë me lëndë djegëse benzinë, me qëllimin për ta djegur.



<
>
345d13bc-1780-4882-b6eb-31b880160866 8ebca584-90aa-443f-95c0-145e765b17b0

Çekiçi dhe bidoni i benzinës janë gjetur në vendngjarje nga familjarët, dhe pritet të çohen për ekspertizë.


Pronari i makinës, Bashkim Voga, ka deklaruar për autoritetet se nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e di arsyen pse mund t’ia kenë djegur makinën.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për të rënë në gjurmët e autorëve.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas