Aktualitet

“Shkuam të sqarohemi”/ Zbardhet dëshmia e Hasan Ferracakut: I qëlluan vëllait














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:46 - 28/06/21 |
mapo.al

Zbardhet dëshmia e Hasan Ferracakut, vëllai i Kujtim Ferracakut që u bë viktimë në Velipojë pas sherrit për shezlongët. Ai ka treguara para policisë sesi nisi konflikti.






Sipas Ferracakut, ata kishin shkuar për t’u sqaruar dhe për të gjetur një zgjidhje, por më pas debati degradoi dhe u përdorën armët. Kjo shkaktoi edhe masakrën e Velipojës, me katër të vrarë.


“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezlongët në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezlongët në një kohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në bazë të aplikimeve. Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre.







Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezlongët, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, ka rrëfyer ai.




Nga përplasja me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës humbën jetën katër persona, Edmond Gocaj, 38 vjeç, Xhovani Gocaj, 25 vjeç, kamarieri i tyre, Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç dhe Kujtim Ferracaku 58 vjeç.



Ndërsa të plagosur mbetën Hasan Ferracakun dhe nipi i tij Elmedin Tyli. Në kërkim për ngjarjen janë shpallur tre djemtë e Hasan Ferracakut, ndërsa nga spitali vetë atij dhe nipit Elmedin Tyli iu komunikoi arrestimi nga policia.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas