Aktualitet

Shkuan me pushime në Mikonos, kush janë dy shqiptarët që përdhunuan të renë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:33 - 27/06/21 |
mapo.al

GREQI – Dy të rinjtë shqiptarë që dyshohet se rrëmbyen dhe mbyllën një vajzë 19-vjeçare, po ashtu shqiptare, në një apartament në lagjen Kipseli në Athinë dhe e përdhunuan atë për tre ditë, po përballen me krime të rënda.






Sot prokurori procedoi të arrestuarit 20 dhe 21-vjeçar për rrëmbim dhe mbajtje peng në bashkëpunim për të detyruar viktimën në veprime të turpshme, përdhunim në grup, përdorim droge, posedimi dhe furnizimi i barnave për përdorim vetjak.


Sidoqoftë, sipas burimeve të Prokurorisë, 19-vjeçarja ka modifikuar sot deklaratën deponuese që dha dje në polici. Ajo thotë se i përmbahet vetëm pjesërisht padisë së ngritur të shtunën ndaj dy djemve që shikoni në fotogaleri. Ndërsa fillimisht tha se ishte droguar, sot pretendoi të kundërtën.







Policia tha të dielën pasdite se enigma mund të zgjidhet nga testet toksikologjike që i janë kryer 19-vjeçares, pasi – siç kishte pretenduar ajo- të rinjtë i dhanë drogë ndërsa e mbanin në mënyrë të paligjshme.

Lexo edhe :  Aeroplani bie në det, raportohet për dy viktima


Mediat greke kanë zbardhur dhe dëshminë në gjykatë të dy djemve të dyshuar. Ata mohuan çdo akuzë duke thënë se asgjë për të cilën vajza e re u ankua nuk ishte e vërtetë.




Të rinjtë përshkruan një ngjarje diametralisht të kundërt me atë që kallëzoi vajza. Ata thanë se një prej tyre “
e kishte njohur prej një muaji në Instagram 19-vjeçaren dhe e ftoi të pinin diçka”. Vajza vajti të mërkurën në banesën ku i riu ndodhej me një shok dhe konsumuan pije. Më pas, sipas tyre, “rrodhën akte intime pa dhunë“.

Tri ditë më pas ata nisen me pushime në Mikonos dhe pasi u ndanë me vajzën morën anijen për në ishullin turistik grek. Ku edhe u arrestuan nga policia greke, pas ngritjes së akuzave nga e reja shqiptare.

<
>
***** ΠΡΟΣΟΧΗ - ΣΗΜΕΙΩΣΗ ΓΙΑ ΤΟΝ ΑΡΧΙΣΥΝΤΑΚΤΗ **** ** Η φωτογραφία έχει ληφθεί χωρίς τη ρητή άδεια των εικονιζόμενων. Η δημοσίευση των χαρακτηριστικών τους γίνεται αποκλειστικά με ευθύνη του χρήστη **
Shqiptaret3 Shqiptaret2 Shqiptaret1 ΜΕΤΑΓΩΓΗ ΣΤΑ ΔΙΚΑΣΤΗΡΙΑ ΤΗΣ ΕΥΕΛΠΙΔΩΝ ΔΥΟ ΑΛΛΟΔΑΠΩΝ ΚΑΤΗΓΟΡΟΥΜΕΝΩΝ ΓΙΑ ΤΟΝ ΒΙΑΣΜΟ 19ΧΡΟΝΗΣ ΣΤΗΝ ΚΥΨΕΛΗ shqiptaret
1


Etiketa: , , , ,

Pas