Kryesore

Shkullaku: Cakaj u bë anëtar i Rilindjes! Kapexhiu e ‘thumbon’






               Publikuar në : 18:41 - 27/03/19 |
mapo.al

Dalja e radhës e kryediplomatit Gent Cakaj për të njoftuar fshesën në Ministrinë e Jashtme është lexuar në mënyra të ndryshme. Analisti Armand Shkullaku, në një opinion për Lapsi.al shkruan se Cakaj u bë pjesë e Rilindjes, pasi u përdor nga Rama për të goditur Ditmir Bushatin.


“Ministri i Jashtëm de jure, vetë lideri i organizatës, kishte vendosur që nëpërmjet zëvendësit të tij të godiste paraardhësin, i cili i është kthyer në shqetësim brenda klanit të tij. Prej kohësh flitet për një ftohje në ekstrem mes Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit. Njerëzit pranë kryeministrit gjithnjë e më shumë kanë lënë të kuptohet se Bushati, por edhe disa të tjerë brenda organizatës, po tentojnë të krijojnë një lloj kundërshtie, sado të zbehtë dhe të ndrojtur, ndaj mënyrës se si lideri po e drejton kupolën. Dhe, nëpërmjet Cakës, Edi Rama vendosi t’i japë një goditje poshtëruese në publik ish ministrit të tij të “suksesshëm”, që për gati 6 vite drejtoi diplomacinë e që në fund doli nga rrezja e tij e ndikimit,” shkruan Shkullaku.

“Edi Rama i ka me shumicë megafonët e rilindjes që do ta merrnin përsipër me shumë pasion goditjen e dikujt që, edhe vetëm me heshtjen e tij, është distancuar nga organizata. Lideri ka dhjetra taulantë, gjyle dhe ahmetë që janë të gatshëm të vihen nën komandë për të çuar në vend porosinë e boss-it. Por ai zgjodhi Gent Cakën dhe zhgënjimi ka të bëjë me faktin, që edhe një djalë i ri, me atë formim intelektual si ai, pranoi të jetë një numër pa identitet në tufën njëngjyrëshe të organizatës. Ministri i Jashtëm në detyrë, doli në atë komunikim thjesht për të goditur dikë që kishte marrë guximin, ose më saktë mendimin, të shqetësonte shefin, që ka mbi supe barrën e Shqipërisë e rajonit. Lajmi nuk ishin një grusht diplomatësh që do lëvizin nga detyra, por korrupsioni moral dhe moçali klientelist i Ditmir Bushatit, të cilin djaloshi nga Prishtina e zbuloi pas dy muajve në detyrë”.

“Organizata i asgjeson librat. Për të qenë pjesë e saj duhet ta dëshmosh këtë nëpërmjet “komunikimeve të rëndësisë së veçantë”, për të cilat nuk të duhet ndonjë aftësi e jashtëzakonshem intelektuale dhe as të shërbejnë librat që ke lexuar në jetë. Mjafton të lexosh një tekst që për dekada është bërë i shpifur për veshët e shqiptarëve ose të flasësh me gjuhën e liderit. Kështu bën përpara. Prandaj mirëserdhe në organizatë”.


Etiketa: , , , , , , , ,

Pas