Kryesore

Shkullaku: Mjafton kjo pyetje për të shkatërruar Edi Ramën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:56 - 10/05/19 |
mapo.al

“Edi Rama thotë kam bërë shumë, por mjafton vetëm një pyetje që e shkatërron: Më thuaj një investim të madh që ke sjellë në Shqipëri në 6 vite?”


Kështu u shpreh analisti Armand Shkullaku në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos në A2 CNN, teksa komentoi situatën politike në vend dhe qeverinë “Rama”. Ai shkoi edhe më tej, duke thënë se Shqipëria është vend i falimentuar.


“Problemi real në vendin tonë nuk është se dolën disa njerëz në rrugë. Të tilla situata ka në çdo vend. Një investitor i huaj, që kërkon të bëjë një projekt të madh, nëse nuk kalon nga një sekretar i përgjithshëm për të lënë pjesën e vet, nuk bën dot përpara, kjo është e ditur. Prandaj, ne kemi korrupsionin në nivele të larta”.


Teksa foli për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Shkullaku u shpreh se zgjidhja është në “dorën” e Edi Ramës. Ai thekson se nëse PS do të shkojë në zgjedhje, atëherë vendi rrezikon të shkojë në konfrontim civil.


Për Shkullakun, ardhja e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka qenë një ide e hershme. Ai thotë se kjo lëvizje do të ketë sukses në vendin tonë. Shkullaku shprehet se VV nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershor, por thotë se kjo lëvizje do të bëhet pjesë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.


“Vetëvendosja nuk bën pjesë te ato lëvizje që nisen për të mbushur boshllëqe. Nisi si një lëvizje të disa njerëzve idealistë dhe mendoj se një pjesë e tyre kanë mbetur të tillë. Kur ke një bindje, kur ke një kauzë tënde, sot ose nesër do t’i marrësh frytet e atij investimi. Është e vetmja parti që e ka një ideologji. Ka një ideologji të majtë.

Ideja e VV për të ardhur ne Shqipëri ka qenë e hershme, ndoshta para 10 vjetësh. Ata kanë menduar gjithmonë për të pasur një degë të tyren në Shqipëri, për sa kohë e konsiderojnë një territor ku ndihen në vendin e tyre. Ata nuk marrin pjesë në zgjedhje, por nuk duan të mbushin boshllëkun. Por nuk e përjashtoi mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të futen dhe Shqipëria them që ka nevojë, sot më shumë se kurrë, të ketë një parti të majtë.

Mendoj se Vetëvendosje do të ketë sukses në Shqipëri, pikërisht sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz te të cilët të besosh. Unë besoj se do të fitojnë edhe besimin e njerëzve normal”, u shpreh Shkullaku.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas