Aktualitet

Shkurti i frikshëm nga koronavirusi – 6 ditët e para rekord pas rekordi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:15 - 06/02/21 |
mapo.al

Muaji shkurt ka nisur i frikshëm në aspektin e shifrave nga koronavirusi, infektimeve dhe fataliteteve.






Sot u shënuan 13 humbje jete dhe 1130 raste të reja, që janë rekord nga fillimi i pandemisë në Shqipëri.


Por më shumë se shifrat e sotme, shqetësim mbetet trendi, pasi që nga fillimi i muajit shifrat çdo ditë kanë shënuar rritje, rekord pas rekordi.







Rritja e numrit të testimeve ka zbuluar më shumë të prekur nga koronavirusi.




Por jo vetëm kaq, edhe të shtruarit në spitale kanë shënuar rritje të fortë, teksa janë shtuar edhe moshat e reja.



Muaji shkurt – Shifrat
1 shkurt-2960 testime, 498 të shëruar, 865 raste të reja dhe 13 humbje jete
2 shkurt-3856 testime, 455 të shëruar, 942 raste të reja dhe 5 humbje jete
3 shkurt-3849 testime, 581 të shëruar, 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete
4 shkurt-3974 testime, 585 të shëruar, 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete
5 shkurt-4270 testime, 676 të shëruar, 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete
6 shkurt-4539 testime, 656 të shëruar, 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas