Stuhi dhe reshje breshëri kanë pushtuar sot rajonet e Italisë Veriore, veçanërisht në Piemonte.
Moti i keq gjithashtu shkaktoi probleme pasdite për një fluturim nga aeroporti i Milanos për në New York. Stuhi, erë e fortë dhe breshër.
“Boeing 777 -31H”, filloi ngjitjen por kur mbërriti në liqenin Orta kërkoi kthimin me shpejtësi në Malpensa. Piloti tentoi të ulej dy herë në pistë duke arritur që të “parkonte” vetëm në orën 18:00.
Siç duket edhe nga pamjet, e gjithë pjesa e parë e avionit, bashkë me xhamin ishin thuajse të dërrmuara nga breshëri.
Piloti vendosi të kthehej në Malpensa duke shmangur kështu një tragjedi ajrore të mundshme.