Dy emrat e njohur të medias e gazetarisë, Baton Haxhiu dhe Andi Bushati për herë të parë do të shfaqen vetëm përballë njëri-tjetrit në studion e Euronews Albania.
Këndvështrimet e tyre për ngjarje të rëndësishme të ditës, Haxhiu dhe Bushati do i japin në ekranin e Euronews Albania nën moderimin e gazetares Bruna Çifligu.
“Shock” titullohet emisioni që nuk njeh miqësi dhe që do të nisë në datë 4 janar, për t’u shfaqur, cdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në orën 20:00.
Në promon e emisionit, Haxhiu mbron tezën e tij se Rama është kryeministri më i mirë që ka pasur ky vend, ndërsa Bushati pohon me bindje të plotë se ky vend ka patur kryeministra që i kanë bërë vetëm dëm.
View this post on Instagram
1
Etiketa: Andi Bushati, Baton Haxhiu, Euronews Albania, përballë njëri-tjetrit, SHOCK