Aktualitet

Shoferët nuk zënë mend, lëvizin me shpejtësi ekstreme në rrugë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:55 - 18/09/21 |
mapo.al

Kontrollet e Policisë Rrugore në 24 orët e fundit kanë kapur 768 shoferë duke drejtuar makinën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, për pasojë janë ndëshkuar me gjobë.






Sot mësohet se në pranga kanë rënë 10 shoferë, nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa patentë dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.   Ndërkohë janë pezulluar 44 patenta, ku ajo që vihet re është se pjesa më e madhe e tyre kanë qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara.


“Në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar përfshirjen në ngjarje rrugore me pasoja për jetën. Edhe gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh, që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.  Janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.







Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 27 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Po si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët në Komisariatin Dixhital dhe në nr 112,  janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 768 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës”, njofton Policia.



Ajo ka bërë apel drejtuar shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi nuk do të ketë asnjë tolerim.



“Policia e Shtetit, nisur nga fakti se  përgjatë fundjavës në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve, si dhe nga fakti i prezencës së lagështirës në rrugë,  apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos shpejtojnë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera  e aparatë fotografik”, përfundon njoftimi.

2



Pas