Një shofer në Adelaide, Australi ka shpëtuar për pak pasi po ecte me shpejtësi në drejtim të kundërt dhe për pak u përplas me një fuoristradë.
Automjetet po ecnin në korsinë e tyre kur papritur në një kthesë u përballën me një makinë që po i vinte përballë.
Për fat të mirë shoferi i fuoristradës reagoi me shpejtësi kur automjeti përballë iu afrua dhe arriti të zhvendosej pak centimetra duke shmangur një përplasje që mund të rezultonte fatale.