Drejtuesi automjetit taksi është kapur në gjendje të dehur në Tiranë.
Ai është ndaluar nga blutë e kryeqytetit dhe i është nënshtruar testit të alkoolit.
Nga ky test shoferi i taksisë me targa AD750T ka rezultuar i dehur në masën 1.16 mg/l.
Ai është shoqëruar në komisariat ndërsa do të procedohet penalisht për drejtim automjeti në gjendje të dehur.