Rajoni

Shokët parrullë Arian Dacit, kishte në plan të shihte Milan-Inter














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:49 - 17/03/19 |
ro ot

Ish-zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, ndërroi jetë tragjikisht muaj më parë, kur një ortek bore e mbyti në Brezovicë.






Vdekja e papritur e tij e tronditi Kosovën, e në veçanti miqtë e tij të ngushtë. Me ta kishte bërë shumë plane.


Daci dhe shokët e tij kishin planifikuar edhe të shkonin bashkë në qytetin italian të Milanos, për ta ndjekur nga stadiumi “San Siro” derbin lokal, AC Milan – Internazionale.







Ish-zëvendësministri i ndjerë ishte tifoz i Milanit, dhe kishte blerë biletë për ta mbështetur nga tribuna klubin e tij të zemrës.




Miqtë e tij të ngushtë i kanë shkuar deri në fund planit, dhe kanë zënë vendet e tyre në stadiumin milanez.



Janë kujdesur që gjithsesi ta kujtojnë Arianin – me një parullë gjigante, të cilën e kanë shpalosur teksa ndeshja e futbollit po zhvillohej.

Lexo edhe :  Derbi mes Tiranës dhe Dinamos, Policia bllokon disa rrugë

“O shoku jonë ti me neve n’❤ gjithmonë”, thuhej në këtë parullë.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas