Rennes ka kaluar në avantazh ndaj Arsenalit në “Roazhon Park”, duke e mposhtur 2-1. Vendasit e nisën keq takimin dhe pranuan gol në minutën e 4’, por reaguan shpejt me Benjamin Bourigeaud dhe autogol nga Nacho Monreal në minutën e 65’.
Arsenali po luan me një lojtar më pak, pasi Sokratis Papastathopoulos u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë.