ShowBizz

Shokon Enkel Demi: Ka prostitucion në media, viktimat janë…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:09 - 06/03/19 |
mapo.al

Gazetari Enkel Demi e ka cilësuar median si një ambient të ndyrë, ku prostitucioni ka zënë rrënjë. I pyetur në emisionin “Tempora” nëse mendon se ekziston seksizmi në hapësirën mediatike, Enkeli është përgjigjur pozitivisht.


“Ekziston seksismi në media dhe është ambient i ndyrë. Shpesh paragjykohesh nga pamja jashtme ose nga mënyra sesi prezantohesh në kamera. Është ambient i ndyrë, ka prostituticion në media. Për fat të keq e bëjnë njerëz të njohur. Shumë shpesh viktima janë vajza të vogla po edhe djem të cilët duan të bëjnë karrierë”, është shprehur ai.


Enkeli ka cilësuar më tej se shkaktarët për këtë situatë të krijuar janë “ata që kanë gjëra në dorë, pushtetin në media”, duke theksuar se nuk janë pronarët e mediave.


 



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas