Thursday, February 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shokon Stresi: Po të hynim në selinë e PD, do i hidhnim nga kati i dytë mbështetësit e Bashës

by mapo.al
23/01/2022
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi ka folur për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Për herë të parë, ai ka falenderuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen, pasi sipas tij, në të kundërt protesta do të kishte degraduar më tej.



I ftuar në një intervistë, Stresi thotë se protestuesit mund të hynin në seli dhe mund të hidhnin nga kati i dytë të gjithë personat brenda ambienteve të saj, pa përjashtim.

Stresi gjithashtu ka folur dhe për arrestimin e tij dhe qëndrimin në paraburgim.

“Unë isha me familjen në protestë. Nuk i kam gjuajtur askujt të partisë time atë ditë as me gurë as me asgjë. Jam ndeir keq realisht atë ditë mirëpo revoltat kështu janë në të gjithë botën. Revoltën nuk mund ta drejtosh siç donte doktori apo dikush tjetër. Unë dhe familja ime kemi vendosur të qëndrojmë mbrapa në protestë. Vetëm kam qenë aty në turmë me njerëzit. Kemi ecur qetë dhe u ndamë nga mami dhe motra. Në momentin që po shkoja në makinë jam rrethuar nga forcat policore operacionale dhe komisariati nr.4. Dy forca policore. Qetësisht më thanë kemi urdhër nga drejtoria e policisë Tiranë”, tha ai për intervistën me MCN.

Stresi thotë se ndërhyrja e forcave të policisë ishte e gabuar, pasi sipas tij, ata përdorën “helm” ndaj protestuesve.

Por pavarësisht kësaj, reperi e falenderon Policinë e Shtetit sepse ndërhyri në një moment të rëndësishëm.

“Në fakt kësaj radhe dua ta falendëroj shtetin sepse ka ndërhyrë në një moment shumë të rëndësishëm. Po mos të kishte ndërhyrë shteti ne do hynim aty dhe do i hidhnim nga kati i dytë të gjithë pa përjashtim. Edhe ata që nuk janë larë nga dy muaj…janë partiota të mi nga Tropoja. Njerëz që pasi ikin nga PD-ja ikin dhe luajnë boxhoz gjithë natën pijnë aklool, pijnë drogëra. Këta janë mbështetësit e Lulzim Bashës. I them drejtëpërdrejt me këta mbështetës që ke nuk do arrish asgjë sepse i dimë se çfarë niveli janë ata. Të shohësh pastaj nivelin tonë ka lezet, është ylli në ballë. Po të kishim hyrë në kat të dytë sot do qeshte e gjithë bota me ne dhe herës tjetër i këshilloj të mos hyjnë në katin e dytë. Kësaj radhe edhe tanket le ti vendosin në derë, popullit do jetë më mirë i organizuar se vetë shteti”, shprehu Stresi.

Për sa i përket qëndrimi të tij në paraburgim, Stresi ritheksoi se kushtet ishin “çnjerëzore” dhe shtoi se arrestimi ishte i paligjshëm pasi autoritetet nuk kishin asnjë provë kundër tij.

Ai tregoi gjithashtu rastin e një protestuesi të plagosur që u shoqërua në komisariat pak moment pasi kishte dalë nga spitali.

“Më mbajtën 4 ditë, mbi 72 orë. Kanë qenë shumë momete të këqija. Kushtet ishin çnjerëzore, mund të jetë stafi aty që merren me ty dhe të gjithë të paraburgosurit e tjerë por kushtet ishin mizerabël. Për mua është arrestim i paligjshëm, ai është sekuestrim personi.

Unë nuk jam marrë as në deklaratë. Janë munduar 24 orë të gjejnë diçka kundër meje por nuk gjetën. Ishte një protestues nga Korça që ishte në strukturat e PD. Ai u godit me një predhë në kokë, në ballë. E lashë shumë keq dhe u mundova ta ndihmoja derisa të hipte në ambulancë.

Kishte 7 qepje në ballë një plagë jashtëzakonisht shumë të keqe. E kishin çuar në spital dhe qepur shpejt e shpejt dhe më pas e sollën në komisariat. Atij filloi ti infektojë plaga dhe ia shtrëngova penjtë sepse i kishte shumë të lirë”.

Stresi foli dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha ku theksoi edhe një herë adhurimin që ka për të si figurë, por deklaroi gjithashtu se përveç resepektit dhe simpatisë që ka për të, Berisha është i afërm i tiji.

“Nuk e kam thënë kurrë më parë këtë gjë. Unë Berishën e kam të familjes nga gjyshi, kushëri të afërt shumë. Gjyshi im nga babai e ka kushëri të parë. Shumë pak veta e dinë”, tha ai.

Tags: Lulzim BashaProtesta e 8 janaritSali BerishaStresi

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Next Post
Tirana, streha e një izraeliti nomad që i arratiset pandemisë

Tirana, streha e një izraeliti nomad që i arratiset pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In