Aktualitet

Shoku i Stresit dyshohet se u rrëmbye për porosi të Fabio Dushkut (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:30 - 23/09/21 |
mapo.al

*KËRKOJMË NDJESË PË FJALORIN E PAPËRSHTATSHËM NË VIDEO*






Kozak Braçi mik i ngushtë i Stresit, u rrëmbye sot nga disa të rinj në zonën e Alliasit, por pas dy orësh u gjet nga Policia. Braçi dyshohet se është rrëmbyer për porosi të Fabio Dushkut, një i ri i cili thuhet se është i dënuar me burg, gjë të cilën e thotë Kozak në video LIVE.


Në rrjet po qarkullon një video, ku shihet se Kozak ndodhet në sediljen e pasme të një makine. Dy persona e mbajnë me forcë ndërsa dy të tjerë janë futur LIVE në profilin e Kozak, teksa e fyejnë.







Të rinjtë e detyrojnë Braçin të kërkojë falje pasi ka sharë Fabio Dushkun. Më tej, ata e deytrojnëtë thotë fjalë banale. Lidhur me ngjarjen policia ka njoftuar se e ka gjetur Braçin si dhe ka identifikuar dy prej të rinjve që e mbanin në makinë, dhe po punojnë për kapjen e tyre.



Gjithçka ndodh dy javë pasi atij iu hodh një fishekzjarr i fuqishëm në shkallët e pallatit. Fillimisht u raportua për shpërthim tritoli, siç pretendoi vetë Kozaku i cile ishte LIVE në ato momente, por më pas policia zbuloi se bëhej fjalë për një fishekzjarr. Më pas, Kozak shpërtheu në akuza dhe fyerje online ndaj Fabio Dushkut duke deklaruar se ai kishte organizuar gjithçka.

Lexo edhe :  Veliaj: Historike, 27 shtatori e gjen Tiranën me 10 shkolla të reja


Si nisi sherri Kozak-Fabio Dushku?
Dy të rinjtë janë fyer fillimisht gjatë lidhjeve live në TikTok me fjalë banale duke kërcënuar njeri-tjetrin, por duket se gjërat kanë shkuar shumë përtej disa fyerjeve të ndërsjellta në rrjetet sociale.

Kozak ofendoi dhe sfidoi disa herë Fabio Dushkun duke i kujtuar se ndodhej në burg dhe se duhej të sillej “siç i takon burrit në burg”, gjë që ka acaruar Fabio Dushkun.

Më tej, Kozak e kërcënon duke i thënë se mund t’i njoftojë çunat e Dobraçit e ta s’qarojnë mirë këtë punë.


Video ku Kozak shan Fabio Dushkun

77


Etiketa: , , , ,

Pas