India Gibson, 25 vjeç dhe Jamie Hayes, 32 vjeç, nga Britania e Madhe humbën fëmijën e tyre të parë vetëm 6 muajsh. Por ata vendosën ta mbajë foshnjen e pajetë në shtëpi edhe për 10 ditë tjera. Për këdo ky veprim mund të jetë shokues, por jo pë ata! Madje po mbledhin fonde për të blere “batanijen” që edhe prindërit e tjere që kanë një tragjedi të tillë.
Çifti ka treguar në media se ishin në Liverpul, larg banesës së tyre, kur u ndodhi fatkeqësia. E gjetën fëmijën të pajetë në shtrat. Por për tu mundësuar rrugën e kthimin në shtëpi, ku do të kryhej ceremonia mortore, agjencia e funeralit iu dha një mbulese apo batanije që e mbante trupin në gjendje të freskët. Pra nuk lejonte dekompozimin.
Dy prindërit u kthyen me Toby-n e pajetë dhe vendosën ta mbajnë edhe për 4 ditë të tjera në shtëpi. Në total 10 ditë, që nga dita kur fëmija ndërroi jetë. Ata thanë se e bënë këtë për të qendruar dhe ca kohë me të birin, pasi e kishin të pamundur ndarjen prej tij.
Toby vdiq nga një sindrom i papritur i vdekjes foshnjore. Është një vdekje e pashpjegueshme e një foshnje në dukje e shëndetshme. Vdekje të tilla ndodhin zakonisht gjatë gjumit.