Aktualitet

Shokuese/ Gjendet trup i pajetë në vilën e mesfushorit të Arsenalit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:24 - 28/07/19 |
mapo.al

Një verë aspak e qetë për futbollistët e Arsenalit, kjo e këtij viti, pasi vetëm pak ditë më parë fantazisti turko-gjerman Mesut Ozil u sulmua me thikanga disa keqbërës, të cilët u larguan pasi nga makina doli edhe boshnjaku Sead Kolasinac.






Ndërkohë gjatë ditës së sotme është njoftuar se në oborrin e shtëpisë së mesfushorit egjiptian Muhamed Elneny, është gjetur trupi i pajetë i një personi. Personi që konstatoi kufomën ishte babai i futbollistit, që njoftoi menjëherë policinë.


Autoritetet egjiptiane kanë mbërritur menjëherë në vilën e mesfushorit dhe kanë marrë viktimën, për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa ende nuk dihet si mund të ketë përfunduar trupi i tij aty.







Në fakt vila e Elneny është në ndërtim e sipër, ndaj dyshimet e para janë që viktima të ketë qenë punonjës aty dhe të ketë humbur jetën aksidentalisht, ndërsa mund të jetë groposur nga shokët e tij.




1




Etiketa: , , ,

Pas