Për 6 muaj një punëtor ndërtimi në Indi ka përdhunuar vajzën e tij 12-vjeçare, duke e bërë të besonte se “një raport fizik mes babait dhe vajzës ndodh normalisht në të gjitha familjet”.
Në fund, 37-vjeçari nga Gurugram, pranë Nju Delhit është denoncuar nga gruaja, me të cilën kishte folur vajza e mitur. Ai është arrestuar por sipas policisë, ajo që është më e pabesueshme është fakti se burri nuk ndihet i keqardhur dhe i penduar.