Shoqata Patriotike “Çamëria” i ka dhënë titullin e mirënjohjes, Eurodeputetes Doris Pack. Shoqata Çamëria ka vlerësuar kontributin që ka dhënë për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, Eurodeputetja Doris Pack, në Parlamentin Europian. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, si dhe kryetari i Shoqatës Çamëria, Dritan Sejko.
Eurodeputetja Doris Pack u shpreh se shqiptarët e Çamërisë duhet të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ka ardhur koha që politika shqiptare të bëjë më shumë për këtë çështje. “Në vitet 2005-2006 ishte një miku im që më vuri në djeni për çështjen e Çamërisë. Shtëpia juaj (e shqiptarëve të Çamërisë) është larg dhe minimumi është ju duhet të shkoni në shtëpitë tuaja dhe te merrni të paktën atë se çfarë ka ngelur. Është një vit i shenjtë, siç e keni shënuar, 75-vjetori i Genocidit. Sot është 5 maji, dita e dëshmorëve dhe pashë shumë zbukurime në Tiranë, por askush nuk foli për sa i përket çështjes çame. Duhet të mendojmë së bashku se si mund ti arrijmë gjërat. Janë situata të ndryshme por që kanë thelbin të njëjtë.
Që nga 2006-a, kam ndjekur se çfarë Shoqata Çamëria ka qënë duke bërë, gjërat janë përmisuar, por përsëri nga të dyja palët e politikës nuk kam parë gjëra konkrete për sa i përket çështjes çame. Në përgjithësi është rritur sensibilizimi për çështjet e të drejtave të njeriut, por në këtë vend kemi shumë gjëra për të bërë. Jam e sigurt që PDIU, Basha dhe shumë të tjerë do të bëjnë më të mirën e mundshme për të zgjidhur çështjen çame. E vendosa dhe veten time në këtë premtim. Ndjehem shumë krenare për vlerësimin që po më bëni”, – u shpreh Doris Pack.
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi vlerësoi rolin e Eurodeputetes Doris Pack dhe duke treguar sytë e një vajze, e cila ishte dëbuar nga Çamëria në vitin 1945, qëndronte në Kampin e Kavajës e frikësuar, pasi nuk e dintë për ç’arsye e kishin larguar nga shtëpia e saj.
“Çamëria është një tokë e begatë, një vend që i ka dhënë shumë Shqipërisë. Një vend që u sakrifikua në vitin 1913-të, për Shqiprinë politike që kemi sot. Një vend që nuk ka patur asnjë diskutim apo debat, që është tokë shqiptare. Është e pamundur që sot të shpjegojmë, se ende vazhdon Genocidi mbi shqiptarët e Çamërisë. Sot baballarët tanë që kanë lindur në Çamëri, nuk mund të shkojnë dot në vatanin e tyre, të shohin shtëpitë e tyre.
Nuk nuk mund të harrojmë ata persona, që në gjithë vempritarinë e tyre kanë kontribuar për Çamërinë. Në sigurisht që duhet të falenderojmë si komunitet znj.Doris Pack, Europarlamentaren e hekurt, e cila që në vitin 2006-të, ngriti zërin dhe fliste për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Madje në një debat në Parlamentin Europian, kur një Eurodeputet grek kërkonte të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, znj.Pack u çua dhe foli për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë.
Znj.Doris Pack këtu (tregon banerin) është një vajzë e vogël dhe besoj që duhet të jetë në moshën tuaj. Kjo foto është bërë në kampin e refugjatëve të Çamërisë në Kavajë, kur erdhën në Shqipëri. E kërkuam që ta gjenim, të ishte këtu bashkë me ne, por nuk e gjetëm dot. Do donim shumë që mirënjohjen e shqiptarëve të Çamërisë t’jua jepte kjo zonja në foto. Më bëjnë shumë përshtypje sytë e kësaj vajze të vogël. Ajo është e tronditur se çfarë ka kaluar, është e tronditur sepse nuk kupton çfarë padrejtësie ka bërë ajo, që iku nga vatani i saj. Kush ishte faji i saj dhe faji jonë? Ishte vetëm një, sepse ne ishim shqiptarë dhe kishim besën te zoti. Jam i bindur dhe ajo që garantoj këtu sot, është që shqiptarët e Çamërisë rriten me projekson gjoemetrik, siç rritet e drejta e tyre”.
Kryetari i Shoqatës Çamëria Dritan Sejko, u shpreh se mijëra shqiptarë të Çamërisë humbën jetën në mënyra nga më të tëmerrshmet dhe u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.
“Mijëra njerëz humbën jetën në mënyrat nga më të tmerrshmet e mijëra të tjerë u detyruan të lenë shtëpitë e vatrat e tyre, duke nisur rrugën e dhimbshme të largimit. Eksodi i detyruar nga shtazëria zerviste shkaktoi mijëra viktima të tjera që humbën jetën nga uria, sëmundjet, dhimbjet e pafundme. Janë gati pesë mijë njerëz: burra, gra, pleq e fëmijë që humbën jetën në këtë periudhë tragjike të historisë sonë, faji i vetëm i të cilëve ishte se ishin shqiptarë” – tha Dritan Sejko.
Kryetari i Shoqatës Çamëria i ka dhë titullin e mirënjohjes edhe Sonila Alushit, për rolin e saj ndërkombtarizimin që i ka bërë çështjes çame, duke treguar se si të moshuarit që kanë lindur në Çamëri, nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
Nuk mundet askush ti mohojë te drejtat e individeve dhe minoriteti apo popullit shqiptar ne evropë.Greqia provon te mbete ne ëndërra duke mohuar Arvanitasit autokton te cilët jane me miliona nuk kan te drejtë shkollimi ne gjuhë amtare dhe presioni i diskriminimit është aq i egër sa përket me kohen e shekujve te kaluar Disa intelektual edhe u eliminuan si zoteri Aristid Kola vetem sepse ngriti zerin per te verteten..Ndersa Qamet dhe ne anën tjeter kerkojne te drejtat minimale ti viztojne tokat dhe shtëpite e tyre ,Pse nuk lejohen ? Kur i mohon dikujte te drejtën me qfarë te drejte per nje pakicë skajshmërishtë minimale dhe per gjoja varrezat e ushtareve grekë te mbushur me eshtra dhijshë apo ushtareve italian?!Mjafte me keto dyfytyŕësi. Mos lejoni.Tregoni dinjitet se pari njerëzor pastaj kombeetar.E verteta duhet te depertoj ne kongresin amerikan dhe te denohet nga gjykata evropiane.Masakrat nuk do ti harrojme. KRIMI NUK FALET,DREJTESIA ESHTE E PAVENDOSUR.Luftoni per te drejtat e pamohueshme.