Aktualitet

Shoqata e Policëve: Bild nxorri zbuluar Policinë e Shtetit









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:17 - 18/06/19 |
mapo.al

Shoqata e Policëve në Lirim ka akuzuar Policinë e Shtetit se ka dalë zbuluar në përgjimet e gazetës gjermane “Bild”. Sipas Shoqatës së Policëve në Lirim, policia është anagzhuar në shit-blerjen e votave në zgjedhje dhe për këtë arsyje I është bërë thirrje SHÇBA-së që të fillojë hetimet për punonjësit e policisë.



Reagimi i plotë:


GAZETA BILD NXJERR ZBULUAR POLICINË E SHTETIT; NGA POLICIA E CANNABIS-IT NË SHITBLERJEN E VOTËS




SH.P.P.L-2013 ka ndjekur me shqetësim të madh përgjimet e ditës së hënë, datë 17.06.2019 të gazetës gjermane BILD. Tepër e rëndë dhe e turpshme ç’farë u zbulua mbi qeverisjen e cënuar e të inkriminuar të vendit.



Për fat të keq u provuan denoncimet e SH.P.P.L-2013 në mënyrë konstante nga 2013 e në vijim. Në përgjimet e BILD rezultojnë drejtues të Policisë së Shtetit të përfshirë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, në pazaret e shitblerjes së votës, në shantazhet dhe intimidimet e votuesve. Akt tepër i rëndë për Policinë e Shtetit, akt që duhet dënuar.


Në përgjime rezultonin drejtuesit e policisë si më poshtë përshkruar:

Arben Keshi mbas zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Dibër u shpërblye me emërim në detyrën Shef Komisariati në Bulqizë, të cilin e lëvizën për abuzim me detyrën. Sot mban detyrën e shefit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Vendore Dibër.

Lexo edhe :  Policia shton kontrollet në lokale për festat e 7-8 Marsit, 792 gjoba në 24 orë

Sali Skura në vitin 2016 ishte shef i Komisariatit në Kamëz, ndërsa sot është drejtor i Kufirit dhe Emigracionit në Drejtorinë Vendore Kukës.

Në këto rrethana i kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të prononcohet publikisht për qëndrimin e tij ndaj përfshirjes së Punonjësve të Policisë në shitblerjen e votës dhe presionit ndaj votuesve, veprime të cilat kanë cënuar rëndë imazhin e Organizatës së Policisë. Mosreagimi ndaj këtij fenomeni implikon drejtpërdrejt Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe kupolën drejtuese të saj.

SH.P.P.L-2013 i bën thirrje gjithashtu SH.Ç.B.A të fillojë menjëherë hetimet dhe të vendos para drejtësisë këta punonjës policie dhe kushdo tjetër i përfshirë në pazare votash, intimidime e presione në abuzim flagrantë me detyrën. Njëkohësisht edhe institucioneve trajnuese dhe mbikëqyrëse përkatisisht OSBE, PAMECA dhe ICITAP të ndëryhjnë përball këtij skandali në Policinë e Shtetit.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas