Aktualitet

Shoqata e Policëve: Tepelena është e mbuluar nga droga






               Publikuar në : 11:09 - 24/05/19 |
mapo.al

Pak ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se kishte asgjësuar 300 rrënjë kanabisi në Tepelenë. Por, sipas Shoqatës së Policëve në Lirim, policia ka fshehur të dhënat për bimët e asgjësuara. Sipas kësaj shoqate, në Tepelenë janë zbuluar 17 mijë rrënjë kanabisi dhe ato ishin nën mbrojtjen e Tërmet Peçit. Shoqata e Policëve në Lirim ngre alarmin se Tepelena është e mbuluar nga droga.


“Ditën e martë, datë 21 maj, policia e shtetit ka asgjësuar 17 mijë rrënjë cannabis sativa në Tepelenë, ndërsa në njoftim për mediat raporton 300 rrënjë. Informojmë publikun, agjensitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtar se nga burime të sigurta informacioni rezulton e mbjellë me bimën narkotike cannabis e gjithë zona e Tepelenës nën mbrojtjen e Tërmet Peçit”, – thotë Shoqata e Policëve në Lirim.

Reagimi i plotë:

Po ndodh!
Shqipëria nën diktatin e cannabisit si në vitin 2016.

Ditën e martë, datë 21 maj, policia e shtetit ka asgjësuar 17 mijë rrënjë cannabis sativa në Tepelenë, ndërsa në njoftim për mediat raporton 300 rrënjë. E gjithë sasia është e Termet Peçit.

Informojmë publikun, agjensitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtar se nga burime të sigurta informacioni rezulton e mbjellë me bimën narkotike cannabis e gjithë zona e Tepelenës nën mbrojtjen e Tërmet Peçit.

SHPPL-2013 u bën thirrje misioneve të huaja që monitorojnë punën e policisë dhe institucioneve ligjzbatuese shqiptare që e monitorojnë situatën dhe të vendosin para drejtësisë personat përgjegjës.

Asgjë ska ndryshuar. Kanabizimi i vendit vazhdon po njësoj si vitet e fundit.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas