Monday, July 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shoqata e Tenisit për Femra pezullon turnetë në Kinë

by mapo.al
01/12/2021
in Aktualitet, Sport
0

Shoqata e Tenisit për Femra pezullon turnetë në Kinë

Shoqata e Tenisit për Femra njoftoi të mërkurën se ka vendosur të pezullojë turnetë në Kinë për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë e ish-yllit botëror të tenisit, Peng Shuai.

“Nuk e kuptoj se si mund t’u kërkoj sportistëve tanë të konkurrojnë atje, kur Peng Shuai nuk lejohet të komunikojë lirshëm dhe me sa duket, ndaj sa po ushtrohet trysni për të kundërshtuar deklaratat e saj për sulm seksual“, tha nëpërmjet një deklarate shefi ekzekutiv i shoqatës Steve Simon.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale, jam gjithashtu shumë i shqetësuar për rreziqet me të cilat mund të përballen të gjithë sportistët dhe stafi ynë, nëse do të zhvillonim aktivitete në Kinë në vitin 2022”, vijon më tej deklarata.

Vendndodhja e tenistes u kthye në një çështje shqetësimi ndërkombëtar për gati tre javë pasi ajo postoi një mesazh në mediat sociale ku akuzonte ish-zëvendës kryeministrin kinez Zhang Gaoli, për sulm seksual.

Më 21 nëntor, Presidenti i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach zhvilloi një telefonatë me video 30-minutëshe me tenisten Peng, tre herë fituese e medaljeve olimpike për të cilin mbështetësit thonë se mund të jetë nën trysni politike. Gjatë telefonatës ajo i tha zotit Bach se nuk ndodhej në rrezik as ajo dhe as familjarët e miqtë e saj.

Por zoti Simon, i cili tha se vendimi për të pezulluar turnetë në Kinë kishte mbështetjen e plotë të Bordit të Drejtorëve të shoqatës së Tenisit për Femra, nuk është i bindur se çdo gjë ishte në rregull për zonjën Peng.

“Ndërsa ne tani e dimë se ku është Peng, unë kam dyshime serioze nëse ajo është e lirë, e sigurt dhe se nuk i nënshtrohet censurës, shtrëngimit dhe frikësimit“, tha zoti Simon.

“Shoqata e Tenisit për Femra ka qenë e qartë për atë që nevojitet në këtë rast. Ne përsërisim thirrjen tonë për një hetim të plotë e transparent, pa censurë, të akuzës për sulm seksual ndaj Peng Shuai-t”./ Reuters

JU SUGJEROJME

E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën

11/07/2022
Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia
Bota

Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia

11/07/2022
Ndahet nga jeta mjeku dhe epidemiologu i shquar shqiptar
Aktualitet

Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid

11/07/2022
“Punë ka, por nuk ka profesionistë”, pafytyrësia e biznesmenëve që ankohen se nuk gjejnë punëtorë
Aktualitet

“Punë ka, por nuk ka profesionistë”, pafytyrësia e biznesmenëve që ankohen se nuk gjejnë punëtorë

11/07/2022
Next Post
Dom Gjergj Meta: Nese Europa nuk e pranon Shqipërinë se ka myslimanë, nuk e dua Europën

Gjuha hermafrodite e Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
  • Shtohen të huajt, nga Italia deri në Britani, që kërkojnë punë në Shqipëri
  • E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën
  • Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia
  • Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In