Pas paralajmërimeve të vazhdueshme, shoqata e transportit qytetas ka marrë vendim që të ndërpresë punën në datën 1 mars.
Në një lëtër dërguar kryeministrit, zv/kryeministrit, kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe dy ministreve, Delina Ibrahimaj dhe Belinda Balluku, operatorët e fushës argumentojnë se si pasojë e rritjes së çmimit të naftës, kosotot janë rritur ndjeshëm.
Bizneset argumentojnë se përderisa çmimi i biletës është i rregulluar me vendim të Këshillit Bashkiak, shtrenjtimi i mimit të karburantave është një kosto që rëndon veprimtarinë e tyre në ofrimin e shërbimit.
Në këtë letër bizneset i risjellën edhe një herë në vëmëndje qeverisë dhe bashkisë kërkesate tyre për të lehtësur këtë barrë financiare, siç mund të jenë rishikimi o tvsh në shitje për bilietat, heqja e akcizës, apo dhe heqja e taksës së qarkullimit për karburantin.
Ndërkohë sipas tyre ka mbetur ende pa u zgjidhur kerkesa legjitime për kompensim të kategoritë në nevojë, që qeveria është angazhuar se do t’i subvencionojë, por deri më sot nuk ka gjetur zbatim.
Në përfundim të letrës së tyre, operatorët e transportit në Tiranë thonë se përballë kësaj pamundësie finaciare, nëse nuk do të ketë reflektim, në datën 1 mars është vendosur që të mos ofrojnë shërbim.