Ngjarjet që po ndodhin te Gjykata e Tiranës kanë tërheqin vëmendjen jo vetëm të mediave vendase por edhe atyre të huaja.
Para gjykatës ka qenë edhe kamera e Reuters e cila ka regjistruar protestën që po zhvillojnë qytetarët dhe familjarët e të arrestuarve para goditës së Gjykatës së Tiranës.
Seanca gjyqësore ndaj 23 protestuesve në Kukës nisi me tension pasi deputetët nuk u lejuan nga policia të futeshin në sallën e gjyqit. Ndërkohë, ishte gjykata ajo e cila vendosi të lejonte deputetët të ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Kamerat dhe gazetarët nuk janë lejuar ta ndjekin seancën
Jashtë gjykatës, familjarët e të ndaluarve dhe qytetarë kanë bllokuar rrugën.
Bashkë me dhjetëra protestues që gjenden prej mëngjesit para Gjykatës së Tiranë, në mbështetje të 23 protestuesve të cilët sot njihen me masën e sigurisë janë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile.
Shoqëria civile nuk i ka braktisur protestuesit edhe ditën e sotme, kur pritet të jepet vendimi i parë nga drejtësia për protestuesit e arrestuar, të cilët akuzohen për “shkatërrim prone” dhe “kundërshtim të policisë” në protestën e 31 marsit, kundër tarifës në Rrugën e Kombit.
Të pranishëm janë Andi Tepelena, pedagogu Ervin Goci, Brizida Gjikondi etj.
Ata janë bashkuar me protestuesit, deri në pritje të vendimit të Gjykatës së Tiranës.