Djali i Saimir Taullaut, i njohur si rivali i Aldo Bares, Sajmojen Taullau, është shoqëruar ditën e sotme nga Policia e Durrësit.
Burime për MAPO bëjnë me dije se së bashku me të është shoqëruar dhe djali i xhaxhait të tij Klajdi Taullau.
Sajmojen Taullau dhe djali i xhaxhait të tij Klajdi Taullau, dyshohen për “trafikim të lëndëve narkotike”.
Kush është Sajmir Taullau?
Saimir Taullau, babai i Sajmojeni i njohur në Shqipëri si rivali i fortë i Aldo Bares, kreut të Bandës së Lushnjes, është ekstraduar drejt Zvicrës më 30 dhjetor të vitit 2020. Aktualisht Taullau po vuan dënimin me 4 vite në një burg të Zvicrës.
Ndaj tij janë bërë dy atentate, një në tetor të vitit 2017 dhe tjetri në nëntor të 2018, ku e qëlluan me armë pranë biznesit së tij në Lushnje dhe për pasojë mbeti i plagosur në kokë. Ndërsa në vitin 2005 u vra vëllia i tij, Baki Taullau.
Familja Taullau njihet ndryshe si rivale e fortë e Aldo Bares.