fbpx

Aktualitet

Shorti Euro 2020/ Armand Duka i kërkon UEFA-s ndihma për Shqipërinë





               Publikuar në : 20:21 - 30/11/19 |
mapo.al

Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka marrë pjesë në ceremoninë e UEFA-s për hedhjen e shortit për Euro 2020 dhe nuk ka hezituar të flasë dhe për gjendjen në Shqipëri pas tërmetit.


Duka shkruan se ka diskutuar me drejtuesit më të lartë të UEFA-s me qëllim sensibilizimin për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti, mes tyre dhe ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.



“Gjatë pjesëmarrjes time në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020, gjeta mundësinë të flas me drejtuesit më të lartë të UEFA-s me qëllim sensibilizimin për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti. Bisedova nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën emergjente në Shqipëri dhe i kërkova mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian. Kjo temë është diskutuar edhe me këshillëtarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.


Takova dhe fola nga afër me disa nga homologët e mi, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u kam kërkuar mbështetjen e tyre. Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre”, shkruan Presidenti Armand Duka.


Etiketa: , ,

Pas