Një nga skeçet e Delinda Dishës në “Klanifornia” ka ndezur debat të fortë mes shqiptarëve të kosovës dhe formatit në tërësi, pasi sipas tyre humori i Dishës ka qenë asgjë më shumë veçse tallje e përbuzje me figurën e Shote Galicës.
Lidhur me këtë, moderatorja kosovare Liberta Spahiu, ka bërë një shkrim për Prive.al, ku e ka kritikuar ashpër aktoren e humorit.
“E ‘qershia mbi tortë’ ishte njëri prej skeçeve debutuese të aktores Delinda Disha. Shkëlqimi i ndërtuar ndër vite në programin tjetër ku asnjë fjalë nuk lejohet të thuhet rastësisht u ‘zhvesh’ që në paraqitjen e parë me rolin skandaloz të Shotë Galicës.
Në një prej pjesëve të rolit, Delinda e cila në tentativën e saj amatoreske për të kopjuar të folurën gegërishte të kosovarëve, ngjante në një serbe që tenton të flasë shqip, përbuzi luftën e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”, ka cituar Spahiu në shkrim.
***
Një koment i tillë ka sjellë reagimin e Dishës, e cila është indinjuar për fjalët e shprehura nga moderatorja kosovare në veçanti. Sipas saj, skeçi nuk ishte gjë tjetër veçse një thirrje drejtuar politikanëve, për t’i kthyer sytë nga gjendja e mjerueshme që është lënë varri i Shote Galiçës.
“Turp gazetares, krye të paaftës që shtrembëron dhe nuk ka inteligjencën minimale të kuptojë mesazhin që përcjell një numër humori”, i është referuar Delinda shkrimit të Libertës. Aktorja e humorit, ka publikuar një sërë mesazhesh mbështetëse pas këtij reagimi, të ardhur nga fansat.
Etiketa: delinda disha, Liberta Spahiu, mesazhe, ofendime, reagime, rrjete sociale, varri i Shote Galices