ShowBizz

“Shpallen fituesit pa u bërë festivali”, Erik Lloshi ka dy fjalë për Festivalin e Këngës në RTSH








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:50 - 22/11/20 |
mapo.al

26 artistë janë përzgjedhur për të konkurruar këtë vit në Festivalin e 59-të të Këngës. Pasi janë dëgjuar të gjitha produksionet e mbërritura, juria e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent  Bushpepa, kanë vendosur cilat këngë do të konkurrojnë këtë vit.


Mes artistëve të rinj bien në sy edhe ata të njohur si Anxhela Peristeri, Era Rusi, Orgesa Zaimi, Erik Lloshi, Manjola Nallbani, Rosela Gjylbegu etj. Artisti fitues pritet të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në festivalin europian, “Eurovision”, i cili këtë vit nuk u organizua për shkak të pandemisë.


Me anë të një postimi në Instagram, Erik Lloshi ka zbuluar më herët fabulën e veçantë të këngës së tij pjesëmarrëse në Festival.



Projekti titullohet “Jo” dhe trajton një temë tepër delikate siç është aborti.


 


View this post on Instagram

 

A post shared by Eriklloshi (@eriklloshi)

Mirëpo, pjesëmarrja në këtë festival nuk ka qenë ashtu siç pritej nga këngëtari.

Nëpërmjet një statusi në InstaStory, ai ka thumbuar “Festivalin e Këngës” duke e quajtur mediokër.

“Ore ka mbaru festivali apo ça po ndodh? Ça turpi është ky shtet! Më vjen për të vjellë që jap kontributin tim në muzikë për këtë shtet, ku mbizotëron mendja mediokre dhe k*rvëria. Muzika ka vdek me kohë. S’ja vlen më.”– shkruan ai.

Erik Lloshi është shprehur se kjo deklaratë e tij i drejtohet organizatorëve të festivalit, të cilët e kanë shpallur fituesin ende pa u bërë festivali.

Ndërkohë, nuk ka ende asnjë reagim nga organizatorët e “Festivalit të Këngës”.


Etiketa: , ,

Pas