fbpx

Aktualitet

Shpallen në kërkim 2 persona për vrasjen e liderit të serbëve në Kosovë





               Publikuar në : 14:47 - 21/11/19 |
mapo.al

Janë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për vrasjen e liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviç. Teksa kërkon bashkëpunim nga ana e të gjithë qytetarëve për gjetjen e tyre, Policia e Kosovës ka publikuar një foto ku 2 personat në fjalë shihen duke ecur në rrugë.


Oliver Ivanoviç u vra pas një atentati me armë zjarri në janar të vitit të kaluar në Mitrovicën e Veriut. Kreu i serbëve të Kosovës u qëllua me 4 plumba në gjoks, ndërkohë që po hynte në zyrën e partisë së tij “Liri, Demokraci, Drejtësi”. Asokohe 64-vjeçari po përballej me një proces gjyqësor për krime lufte, nën akuzën se kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarëve në Mitrovicën e vitit 1999.



Kjo aktpadi, që e mohoi me pretendimin se ishte i pabazë dhe i mbështetur tek aktiviteti në favor të pranisë serbe në Kosovë, e la dy vite prapa hekurave përpara se të lirohej dhe ta priste në gjendje të lirë rezultatin e gjyqit.



Etiketa:

Pas