fbpx

ShowBizz

Shpallet në kërkim për vjedhje aktori i “Friends”





               Publikuar në : 21:01 - 24/10/18 |
mapo.al

Policia britanike nxori pamjet e një hajduti që kishte vjedhur jo një shishe, por plot një arkë me birra. Ngjashmëria e tij  me personazhin “Ross” të Friends ishte aq e madhe sa fotoja u përhap në të gjithë internetin.


Edhe aktori i Ross, David Schwimmer, nxori një video në Twitter për të reaguar: “Ju betohem që s’kam bërë gjë. Kam qenë në Nju Jork.”, shkruan ai me shaka. “I uroj policisë të ketë fat me kapjen e autorit.”



Shakaja u bë edhe më e bukur kur në lojë hyri policia e Skocisë: “Qëndrojini larg, po e patë”, shkruan ata. “Thuhet që ka studiuar karate dhe ka përvetësuar artin e Unagi-t.”, duke i bërë referencë një episodi të famshëm, raporton TCH.


“Friends” është një nga komeditë “sitcom” më të famshme në histori. Ka pasur 10 sezone dhe episodi i fundit vuri rekord botëror për shikueshmëri.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas