Nga “Foltorja” në Fier, ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar para demokratëve përplasjen e tij me George Soros, të cilit i faturon vendimin e SHBA-së për ta shpallur “non grata”.
Ndër të tjera, ish-kryeministri ka treguar edhe nismën e ndërmarrë të quajtur ‘Foltorja’, për të cilën thotë se nuk e ka për veten e tij, por për PD-në.
“Këtë nismë nuk e kam për vete por për PD-në. Ne kemi një fjalë të urtë, ‘më mirë qiri i fikur, sesa qirti i fëlliqur. Po pse erdhi ky vendim. Ç’kishte Soros me Berishën.
Ai harton në Beograd projektin në pamje të parë të ndryshimit të kufijve, në të vërtetë të shpërbërjes së Kosovës. Ishte dhënë para e madhe dhe gojët ishin mbyllur.
Por goja ime nuk mbyllej kurrë. Unë e kundërshtova ata që paraqiten në konferenca shtypi projektin ua bëra të qartë që kjo ëshë tradhti e lartë kombëtare.
Më akuzuan për konspiracion, ndaj politikës së jashtme të SHBA. Pasi dështuan me këtë nxorrën mini-Shengenin. Ishte vendosja e hegjemonisë serbe në rajon,” tha Berisha.