Kronika

Shpejtësi dhe të dehur – Policia pezullon 105 patenta në 24 orë (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:15 - 01/05/21 |
mapo.al

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë.






Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 105 leje drejtimi, nga këto 79 për shpejtësi tej normave të lejura dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.


Ndërsa 6 drejtues mjetesh u vunë në pranga, nga këta 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe tre për drejtim mjeti pa leje drejtimi.







Policia ka vendosur 1689 gjoba për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e larguara e manovra të rrezikshme në rrugë, shkelje të semaforit, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Lexo edhe :  "Danke Angela" - Rama i jep medalje mirënjohje kancelares gjermane


“Policia Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të automjeteve që të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskat mbrojtëse, pasi do jenë në fokusin e kontrolleve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, me të gjitha mjetet logjistike që ajo ka në dispozicion.



Të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe ciklistet, por dhe këmbësorët duhet të tregojnë kujdes maksimal përgjatë fundjavës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi trafiku në shumë akse rrugore do jetë i ngarkuar për shkak të festës dhe të lëvizjeve nga Tirana në drejtim të zonave të tjera të vendit”, apelon Policia.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas