Aktualitet

Shpejtësi e parakalime fatale për jetën – 675 aksidente në 6 muaj, 104 viktima














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:37 - 07/07/21 |
mapo.al

Gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë ndodhur 675 aksidente që kanë shkaktuar 104 viktima






Sipas të dhënave zyrtare nga Policia Rrugore, 765 persona kanë mbetur të plagosur, 100 prej të cilëve në gjendje të rëndë.


Ndërsa pjesa tjetër kanë marrë plagë më të lehta. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i ngjarjeve rrugore është rritur.







Nga janari deri në qershor të 2021, janë shënuar 161 aksidente më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.



Rritje ka pasur edhe në numrin e viktimave. 35 më shumë se gjashtë muajt e parë të 2020-ës.



Shkaqet kryesore të aksidenteve fatale rezultojnë të jenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimet e gabuara.

Vetëm në muajin që lamë pas ndodhën 124 aksidente me 14 viktima dhe 104 të plagosur, 10 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Aksidenti më i rëndë ishte ai i ndodhur mëngjesin e 25 qershorit, në autostradën Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e një familje, bashkëshortët Eduart dhe Silvana Gushi, si dhe dy vajzat e mitura Eva dhe Anastasia.

Ata ishin kthyer nga Greqia për të kaluar pushimet në vendin tonë, teksa makina e tyre ‘Toyota’ u përplas nga një tjetër mjet tip Audi që lëvizte me shpejtësi e që drejtohej nga 22 vjeçari Igli Meidani.

Lexo edhe :  Shpejtësi deri në 214 km/h - 'Rrugorja' arreston 33 shoferë dhe heq 176 patenta

Ndërsa pasditen e 10 Qershorit, Jehon Breçani përplasi me makinë duke lënë të gjymtuar 24 vjeçaren Xhesina Gega e cila qëndronte në trotuar. Ngjarja ndodhi në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë.

Gjatë muajt qershor, në të gjithë vendin janë konstatuar 48347 shkelje. Numrin më të lartë të gjobave e mbajnë parakalimet e gabuara. U vendosën gjithsej 10428 masa administrative. Duke u pasuar nga përdorimi i celularit në timon, me 4327 gjoba, e më pak për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Aksidentet në 6 muaj
-675 aksidente
-104 viktima
-100 të plagosur rëndë
-665 të plagosur lehtë

Aksidentet në qershor
-124 aksidente
-14 viktima
-10 të plagosur rëndë
-94 të plagosur lehtë

Gjobat në qershor
-48347 gjoba gjithsej
-10428 për parakalim të gabuar
-4327 për përdorim celulari në timon
-3852 për shpejtësi tej normave
-1847 për mos përdorim rripi sigurimi
-234 për përdorin e alkoolit (115 shoferë të arrestuar)
-132 për drejtim mjeti pa leje drejtimi

/Nga Xhensila Kodra, ABCNEWS.al/

LEXO EDHE:

Me 200 km/h – E pëson i riu me “X5”, arrestohen 10 shoferë, mbi 2300 gjoba

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas