Monday, March 20, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shpejtësi e xhirim gomash, qytetarët njoftojnë policinë, arrestohen 18 shoferë

by mapo.al
10/08/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

31 drejtues mjetesh janë ndëshkuar, pas denoncimeve të telefonatave të qytetarëve dhe ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Rrugore, ku janë parandaluar rreth 98 ngjarje rrugore në të gjithë vendin.

13 drejtues mjetesh janë arrestuar pasi po drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe po kryenin manovra të rrezikshme në rrugë.



Ndërkohë 18 shoferë janë gjobitur me masë administrative deri në 40.000 lekë të rinj, kryesisht për xhirim gomash nën efektin e alkoolit, për gara shpejtësie, parakalime të rrezikshme në krah të kundërt dhe sjellje agresive në rrugë.

“Faleminderit qytetarëve që shpëtojnë jetë me telefonatat e adresuara në 112 dhe raportimet në Komisariatin Dixhital. Përgjatë 10 ditëve të para të këtij muaji, shumë qytetarë në të gjithë vendin, kanë adresuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, shumë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë kësaj periudhe, pas telefonatave të qytetarëve dhe ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë Rrugore janë parandaluar rreth 98 ngjarje rrugore në të gjithë vendin.

Nga Policia Rrugore e Tiranës janë ndëshkuar 31 drejtues mjetesh, nga të cilët 13 drejtues me arrest, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe manovra të rrezikshme në rrugë, dhe 18 drejtues të tjerë me masë administrative deri në 40.000 lekë të rinj, kryesisht për xhirim gomash nën efektin e alkoolit, për gara shpejtësie, parakalime të rrezikshme në krah të kundërt dhe sjellje agresive në rrugë.

Po falë telefonatave nga qytetarët, në Durrës, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë e Elbasan, janë arrestuar 11 drejtues mjetesh, të cilët duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur kanë rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative deri në 40.000 lekë të rinj, 56 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi në qendrat e banuara, drejtim mjeti në efektin e alkoolit, për xhirime gomash dhe sjelle agresive në rrugë.

Krahas vlerësimit të telefonatave të qytetarëve, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin vijojnë kontrollet permanente me radarë, dragera, kamera, aparate fotografike, dronë e makina të paloguara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të përdorin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara në rrugë.

Në çdo aks rrugor nacional dhe akset kryesore rurale, si dhe në qendrat urbane ka 24/7, dragera, radarë, patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional”– njofton policia.

Tags: arrestimePoliciashpejtesixhirim gomash

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Next Post
Kosovë – Gjashtë viktima dhe 206 raste të reja me koronavirus

Kosova në alarm nga varianti "Delta", 562 të infektuar dhe 2 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria
  • Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In