Aktualitet

Shpejtësi skëterrë dhe pa patentë, arrestohen 23 shoferë, mbi 2 mijë gjoba














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:04 - 12/07/21 |
mapo.al

Plot 23 drejtues mjetesh janë arrestuar në 24 orët e fundit pasi janë kapur nga policia të dehur dhe pa patentë.






Policia thotë se ka vazhduar kontrollet duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara.


13 drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 të tjerë pasi nuk kanë pasur patentë.







Po ashtu policia thotë se ka parandaluar disa ngjarje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht:



Në Berat u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 35 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Berat-Poliçan, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin që e përdorte për shërbim publik (mikrobuz 18-vendësh me pasagjerë në mjet). Nga matja me aparatin drager rezultoi testi i parë në masën 1.07 mg/l dhe testi i dytë 1.09 mg/l. Drejtuesi i mjetit u ndëshkua me masë administrative 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit.



Në Tiranë, shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. A., 52 vjeç, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Gjatë verifikimit rezultoi se automjeti me targa angleze ishte në emër të një shtetasi tjetër dhe ishte jashtë afatit të qëndrimit në Republikën e Shqipërisë. Ndaj 52-vjeçarit, i cili ishte me leje drejtimi të falsifikuar, u mor masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu konfiskua automjeti.

Po në Tiranë u arrestua shtetasi E. P., 38 vjeç, i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.47 mg/l, në rrugën e Shkozës. Drejtuesi është ndëshkuar me masë administrative 27.000 mijë lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit 20 muaj dhe zbritje 8 pikë nga patenta.

Në Spille, Kavajë, është arrestuar A. B., 50 vjeç, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në matjen e parë në masën 1.31 mg/l dhe në matjen e dytë në masën 1.29 mg/l. Ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë të rinj, pezullim për 15 muaj të lejes së drejtimit dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit.

Lexo edhe :  Rama: S’do kërkojmë ndërmjetësim ndërkombëtar për krizat tona politike

Gjithashtu, përgjatë kontrolleve parandaluese të alternuara, me qëllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidentet rrugore, efektivët e Policisë Rrugore, krahas procedimit administrativ për shkeljet e konstatuara, përgjatë 24 orëve të fundit kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh, për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, 4 prej tyre nga Policia Rrugore e Tiranës dhe 1 nga Policia Rrugore e Elbasanit, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, iu kanë ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, nga 1.000 deri në 2000 lekë të rinj.

Po gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 2032 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 146 km/h në rrugën Tiranë-Elbasan, 153 km/h dhe 167 km/h në Fier-Vlorë, 169 km/h në Durrës-Maminas dhe deri në 186 km/h në rrugën nacionale Tepelenë–Gjirokastër, si dhe 11 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas