Aktualitet

Shpejtësi skëterrë në rrugë, Policia ndëshkon pilotin e “Range” me 194 km/h














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:42 - 20/09/21 |
mapo.al

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për të ndëshkuar shoferët e parregullt. Vetëm gjatë fundjavës njoftohet se përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 35 drejtues mjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 17 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.






Janë pezulluar 119 leje drejtimi, nga këto 52 për shpejtësi tej normave të lejuara, 62 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt.


Gjithashtu janë ndëshkuar me gjobë 3456 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore. Ndërkohë policia rrugore njofton se një nga shoferët e ndëshkuar udhëtonte me një shpejtësi 194 km/h.







Njoftimi i policisë:




Vijojnë në të gjitha rrugët e vendit, kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.



Si rezultat i kontrolleve të kombinuara nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 35 drejtues mjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 17 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 119 leje drejtimi, nga këto 52 për shpejtësi tej normave të lejuara, 62 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 3456 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

-Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Kont Leopold Bertold”, kanë ndaluar një drejtues mjeti që vazhdonte lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., 31 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 5000 lekë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

-Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka konstatuar me radar, në rrugën interurbane Thumanë-Laç, një automjet tip “Land Rover”, që qarkullonte me shpejtësi 194 km/h. Drejtuesi i mjetit, shtetasi F. T. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, në hyrje të qytetit të Burrelit. Drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me masë administrative 24.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 1 vit dhe zbritje 13 pikë nga leja e drejtimit.

-Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, kanë kapur në kushtet e flagrancës, në Skuraj, Kurbin, dy drejtues mjetesh që po transportonin emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane, ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistikë #RregullKujdesDurimDestinacion #NeJemiAtyPërSigurinëTuaj

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas