Për rreth 1 orë e 30 minuta banorët e Unazës së Re, vazhdojnë të protestojnë kundër prishjes së bizneseve dhe banesave të tyre.
Që prej orës 18:00, ata kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar qarkullimin e lirë të mjeteve.
Protestuesit i kanë vënë zjarrin koshave të plehrave dhe gomave duke i nxjerrë në mes të rrugës.
Madje ata janë mbledhur për të djegur edhe flamurin e “Rilindjes” së qeverisë Rama, raporton për “BalkanWeb” nga vendngjarja gazetari Erjon Skëndaj.
Me pankarta në duar dhe me thirrjet “Jemi qytetarë nuk jemi shpellarë si dhe poshtë hajdutët”, ata kërkuan të mos preken shtëpitë e tyre.
Me dhjetëra automjete kalojnë trafik ndarëvese nga krahu tjetër ose kthehen pas, për të shmangur ngecjen në trafik./BW/