Kandidati i LSI në Korçë, Endrit Braimllari ka kallëzuar ministrin e mbrojtjes, Niko Peleshin dhe drejtorët Ilir Bajlozi, Petrika Kolltuçi dhe Artur Qeramixhi
Braimllari i akuzon personat e sipërpërmendur për shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik për veprimtare politike ose zgjedhore.
Në dokument, Braimllari shkruan se Peleshi bashkë me drejtorët e Korçës kanë lënë postet e tyre publike dhe janë futur në fushatë duke përdorur funksionet e tyre ku të munden.
Të kallëzuar:
Niko Peleshi – Drejtues Politik i PS, Qarku Korçë
Petrika Tollkuçi – Drejtor i Fondit Rajonal të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Artur Qiramixhi – Drejtor i OSHEE, Korçë
Ilir Bajlozi – Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Korçë