Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe kultivim narkotikësh, 5 kryepleq përfundojnë në pranga














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:57 - 26/09/21 |
mapo.al

Në 5 muaj, në të gjithë vendin policia ka proceduar 18 kryepleq fshatrash të akuzuar për shpërdorim detyre dhe persona që mund të kenë ndihmuar trafikantët për kultivimin e drogës. Referuar të dhënave të policisë, mësohet se nga këta, 13 po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa 5 të tjerë janë arrestuar.






Numrin më të lartë të kryepleqve të akuzuar e mban qarku i Kukësit, me 6 të proceduar. Pasohet nga Tirana, ku po hetohen 5 kryepleq fshatrash, e më pak në qarqet e tjera.


Rasti i fundit që policia arrestoi kryeplak fshati ishte një javë më parë.







Efektivë të komisariatit numër 4 vunë në pranga Abaz Gjedikun, kryeplak i fshatit Shëngjin i Vogël të njësisë Administrative Zallbastar, pasi u gjetën bimë kanabisi me lartësi deri në 1.5 metër.

Lexo edhe :  10 në pranga - Goditet banda e kokainës, sekuestrohet drogë, lekë dhe automjete


Gjatë aksioneve të ndërmarra që prej muajit Maj e deri më tani, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 6 inspektorë pyjesh të dyshuar për shpërdorim detyre. Ata akuzohen se nuk kanë përmbushur detyrat funksionale për të parandaluar këtë fenomen.



Po me të njëjtën akuzë janë arrestuar edhe 3 punonjës të OSHEE-së, pasi kanë favorizuar kultivuesit duke lidhur energjinë elektrike, apo nuk kanë kryer kontrolle për të konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë.

Gjatë aksioneve për asgjësimin e parcelave me kanabis, gjithsej janë arrestuar 46 kultivues droge, ndërsa 30 të tjerë janë shpallur në kërkim

34


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas