Aktualitet

Shpërndanin drogë në “Sheshi Shqiponja”, në pranga 55-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:44 - 16/10/20 |
mapo.al

Tiranë – Një 55-vjeçar është vendosur në pranga për prodhim dhe shitje narkotikësh në zonën e quajtur “Sheshi Shqiponja”, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.


I arrestuari është i identifikuari me inicialet  Y. T., ndërsa i shpalluri në kërkim M.T., të dy banues në Tiranë.


Sipas njoftimit policor, 55-vjeçari u arrestua në flagrancë pas informacioneve operative.



Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjetën dhe sekuestruan sasi e konsiderueshme droge të llojit kokaine, që rezulton se ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin, shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, si dhe sende të tjera të kundraligjshme.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.


Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë operacioni policor i koduar “Duplex”.

Shpërndanin kokainë në zonën e quajtur “Sheshi Shqiponja”, në Tiranë, vihet në pranga 1 shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim .

Sekuestrohen dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Duplex”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit

Y. T., 55 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M.T.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, janë siguruar informacione në rrugë operative se në shtetasi Y.T., në bashkëpunim me M.T., në banesën e tyre në rrugën “Gjergj Legisi”, posedonin sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokaine dhe ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Gjergj Legisi”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Y. T., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, si dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.


Etiketa: , ,

Pas