Aktualitet

Shpërndanin heroinë, dy të arrestuar në Elbasan














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:27 - 13/01/21 |
mapo.al

Policia e Elbasanit, ka arrestuar mesditën e sotme dy persona, të cilët shpërndanin lëndë narkotike.






Mësohet se E.K., dhe F.K., përkatësisht 38 dhe 30 vjeç, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 10 doza heroinë.


Dy personat në fjalë, u kapën në flagrancë nga policia. Ndërkohë, vijon puna për ifentifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.





Njoftimi i Policisë



Elbasan



Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe e shpërndanin atë në qytetin e Elbasanit.

Sekuestrohen 10 doza me lëndë narkotike heroinë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. K., 38 vjeç dhe F. K., 30 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 doza me lëndë narkotike heroinë.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

1


Etiketa: ,

Pas