Aktualitet

Shpërndanin heroinë e mbanin automatik pa leje, arrestohen babë e bir në Korçë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:23 - 08/05/21 |
mapo.al

Babë e bir në Korçë janë vënë në pranga pasi shpërndanin droga të forta dhe mbanin armë pa leje. Mësohet se finalizimin e operacionit të koduar “Parandalimi”, u arrestua 43-vjeçari I. L., dhe djali i tij, 25-vjeçari A. L., banues në Korçë.






Nga informacionet e siguruara, policia kreu kontrolle në lokalin e tyre në lagjen Nr. 15 në qytetin juglindor dhe aty gjetën një armë zjarri tip automatik me fishekë në fole, një krëhër me 13 fishekë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë.


Po ashtu, nga kontrollet që u kryen në banesën e tyre, polica gjeti edhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.







1







Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas