fbpx

Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Angli, shqiptarët dënohen me burg (EMRAT)





               Publikuar në : 21:42 - 16/10/19 |
mapo.al

Policia angleze ka deklaruar se këtë pasdite, datë 16 tetor 2019 dy shqiptarë kanë marrë dënimin nga gjykata me 32 muaj burgim secili. Dy djemtë kanë pranuar fajësinë, duke thënë se kanë furnizuar zonën me më shumë se 23,000 euro kokainë dhe kanabis, në Brighton.


Mediat britanike shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë Eraldo Saraseli, 20 vjeç dhe Klaudio Ago, 27 vjeç, me vendbanim në Bristol Gardens, Brighton. Ata u arrestuan më 30 prill dhe secili u akuzua për dy vepra penale posedimi me qëllim furnizimin me kokainës dhe kanabis në Neë Steine, Brighton. Saraseli u akuzua edhe për posedim të dokumenteve të rreme të identifikimit.





Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas