Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Lezhë, si u kapën tre persona në piceri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:38 - 22/11/19 |
ro ot

Policia arriti të kapë një person që shpërndante kokainë në Lezhë, si dhe dy bashkëpunëtorët e tij. Ata u arrestuan në oborrin e një picerie në fshatin turistik, Ishull të Lezhës.


Në një njoftim për mediat, policia e Lezhës tha se kishte informacion për tre personat që ishin nisur nga Tirana për në Lezhë, ku u realizua operacioni për arrestimin e tyre në flagrancë. Shtetasit me iniciale D. A. 39 vjeç, banues në Maminas,  iu gjetën 160 gr lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza të vogla. Ndërsa bashkëpunëtorët e tij u kapën në makinë.


Njoftimi i policisë


Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas që levizte nga Tirana në drejtim të Lezhës posedonte lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen në Ishull Lezhë dhe në qytetin e Lezhës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Ishulli”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:


-D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës;
-E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë;
-K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë;

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur lokalizimin e personit të dyshuar dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë, të cilën do ta shpërndante në doza të vogla.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi edhe i dy bashkëpunëtorëve të tij, të cilët e prisnin në lulishten e picerisë, me një automjet që drejtohej nga shtetasi K. Q. dhe pasagjer E. H.

*Foto ilustruese

 


Etiketa: , , , ,

Pas