Aktualitet

Shpërndante droga të forta, arrestohet i riu në Durrës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:21 - 20/06/20 |
mapo.al

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pas një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij. Të riut, i identifikuar si E.P., iu gjetën 11 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat i shiste kryesisht në lagjen nr. 1, në Durrës.


Atij iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 peshore elektronike, 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Njoftimi i Policisë:


Durrës

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë një 24-vjeçar.

Sekuestrohen 11 doza me lëndë narkotike kokainë, peshore elektronike, 2 automjete, 2 telefona celular dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacioneve të shumta për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i një hetimi disajavor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.P., 24 vjeç, banues në Durrës.

Pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën 11 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat i shiste kryesisht në lagjen nr. 1, Durrës.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 peshore elektronike, 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Etiketa:

Pas