Aktualitet

Shpërndante drogë, arrestohet në Vlorë 27-vjeçari, iu gjetën 440 gr kanabis














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:07 - 19/09/21 |
mapo.al

Policia e Vlorës vijon punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.






Gjatë një aksioni të fundit, blutë e Vlorës kanë arrestuar një 27-vjeçar, që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa.


Njoftimi i policisë:







Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin:



A. Z., 27 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.



Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Lexo edhe :  Kapet një tjetër fermë kanabisi në Spanjë, arrestohen 12 shqiptarë e vendas

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

10


Etiketa: , ,

Pas