E ka pësuar keq ish-futbollisti çek, Tomas Repka, i cili ka shpërndarë në internet foto erotike të ish-gruas, modeles Vladka Erbova.
Repka, i cili ka qenë edhe pjesë e Fiorentinës në Itali, në bashkëpunim me parteneren aktuale, Katerina Kristelova, postonte lajmërime false për shërbime erotike duke përdorur fotot e Erbovës.
Për këtë arsye pas një procesi gjyqësor është dhënë vendimi me 6 muaj burg për futbollistin, plus 2 mijë euro gjobë.
Gjatë dëshmisë para trupës gjykuese, modelja Erbova, ka shpërthyer në lot, duke u shprehur se i duket e pabesueshme që ish-bashkëshorti mund të arrinte deri këtu, ndonëse martesa e tyre kishte përfunduar keq.